Brenda 15 ditëve, Xhorxho Furlani, i cili ka zhvilluar personalisht diskutime me kandidatë të ndryshëm javët e fundit, do të zgjedhë drejtorin e ri sportiv që do të përfshihet në organikën e Milanit. “Corriere dello Sport”, ndërkohë, shkruan se, pas shqyrtimit të kujdesshëm, emri më i nxehtë është ende ai i Fabio Paratiçi që përvojën si drejtor e ka të madhe falë bashkëpunimit me klube si Juventusi dhe Totenhemit.

Dy javët e ardhshme do të përdoren për të përcaktuar detajet përfundimtare jo vetëm në nivel kontraktual, por edhe në lidhje me funksionin që do të ketë afrimi i ri në bordin drejtuesi. Paratiçi është i skualifikuar që nga marsi i vitit 2023 për shkak të pezullimit që mori pas skandalit të fitimeve kapitale që goditi Juventusin.

Pikërisht për shkak të këtij ndalimi, i cili vlen edhe jashtë Italisë, ishdrejtorit sportiv të Juventusit iu desh t’i jepte fund aventurës së tij në Angli. Pezullimi duhet të përfundojë në fillim të verës, deri atëherë Paratiçi nuk do të mund të hyjë në kontakt të drejtpërdrejtë me ekipin dhe të zhvillojë personalisht negociatat me lojtarët dhe menaxherët.

SITUATA E TARES – Pashkët do të na njohun me drejtorin e ri sportiv të Milanitm teksa në garë mbetet edhe Igli Tare.

Shqiptari është konkurrenti i vetëm i denjë për këtë përkufizim i Paratiçit, por avantazhet e këtij të fundit janë të dukshme edhe sepse ish-sulmuesi i Shqipërisë ishte zgjedhje e Ibrahimoviçit, ndërkohë që fjalën e fundit mbi postin vakant e ka ekskluzivisht Furlani dhe kjo dallohet edhe në faktin se vetë Ibra ka një ndikim gjithnjë e më të pakët si në vendime, ashtu edhe në raport me skuadrën siç e konfirmon mungesa e suedezit në “Milanello” në muajin e fundit.