Humbja e javes se kaluar ndaj Ilirise eshte analizuar ne kampin koplikas dhe stafi teknik ka nxjerre edhe arsyet qe çuan ne kete disfate. Megjithate burime prane kesaj skuadre bejne te ditur se analiza ka qene e qete dhe thjesht stafi me lojtaret kane diskutuar per detajet e kesaj ndeshje.
Trajneri Besnik Duli ka vlerësuar lojën e mirë të mbrojtjes, duke përjashtuar rastin e golit te vetem te ndeshjes, çka solli edhe humbjen e ketij takimi ndaj nje ekipi pretendent siç eshte Iliria.
Por nga ana tjeter, në analizë ka pasur kritika për Ragamin e Shekajn për shpërdorimet flagrante te rasteve te krijuara. Nese ata do te ishin treguar me te sakte para portes kundershtare, rezultati perfundimtar i ketij takimi do kishte qene tjeter.
Por nderkohe tek Veleçiku kane shume pretendime per arbitrimin. Madje drejtori Nuri Rexha shkon edhe me tej teksa ai propozon vendosjen e sistemit VAR edhe ne ndeshjet e kategorise se dyte.
“Edhe gjatë sezonit të kaluar i kam kërkuar sektorit të garave pranë FSHF-së që të shqyrtojnë veprimet e gjyqtarëve që dëmtojnë lojën. Nuk dua t’i paragjykoj gjyqtarët, por do të ishte mirë që edhe në Kategorinë e Dytë të vihej VAR-i, do të na ndihmonte shumë në vijimin normal të kampionatit”, tha drejtori sportiv i koplikasve, Nuri Rexha.