Kur drejtori sportiv i Viener Nojshtadt, Andreas Shiker, vendosi të investonte te Hamdi Salihi, ai ishte i bindur se po siguronte shërbimet e një goleadori të lindur.Me tetë golat e tij në nëntë javë kampionat të Ligës së Parë austriake, Hamdi Salihi është lojtari që po përpiqet ta rikthejë sërsih në Bundesligë ekipin e tij.

 

Ndërsa një e katërta e sezonit të “Erste Liga” përfundoi, trajneri i Viener Nojshtadt, Roman Mëhlish, e sheh ekipin si favoritin kryesor për titull. Hamdi Salihi shkëlqeu me dopjetën e tij në fitoren 2-0 me Lieferingun, duke udhëhequr kështu edhe listën e golashënuesve. “Unë e dija, se çfarë do të më duhej të kisha në ekip, na duhej thjesht një golasshënus dhe ky është Hamdiu”, tha drejtori sportive shiker për gazetën austriake “Heute”. “Unë jam me të vërtetë i kënaqur. Unë dhe dhe ekip kemi punuar me të vërtetë mirë që nga ditat e parë. Për momentin po shkon gjithçka mirë dhe ne shpresojmë të shkojë për një kohë të gjatë kështu”, – tha Shiker.