Vllaznia e ka mbyllur vitin 2020 në krye të renditjes së Superiores, duke tejkaluar çdo pritshmëri. Ekipi i drejtuar nga Brdariç numëron gjashtë pikë më tepër sesa Teuta e vendit të dytë duke bërë një garë thuajse në perfeksion
Drejtori i shkodranëve, Djarmati, ka dhënë një intervistë për “Fax Sport” pas barazimit kundër Tiranës. Atje është folur edhe sa i përket merkatos së Vllaznisë, ku është pohuar oferta e bërë për Llullakun.
Merkato? Shikoni, e kemi bërë ofertën ne për Llullakun dhe ai dëshiron që të vijë, por duhet të presim. Jemi shumë të interesuar për ta transferuar, por kaq për momentin.
Në fakt nuk do të doja që të dilte as emri i tij. Më bezdis shumë kjo gjë që të zbulohen emrat përpara kohe pasi të prishin punë me ekipet e tjera.
Për sa kohë do të jem unë këtu, nuk del asnjë emër lojtari që ne kërkojmë përpara kohe, deri në momentin që unë do fotograhem me të duke firmosur”, ka thënë Djarmati.