Në mënyrë bindëse ka debutuar si trajner te Moldavia, drejtori turk i Vllaznisë, Engin Firat. Duke humbur me shifrat 2-1 në transfertë, por Franca jo vetëm që nuk ka bindur, por i është dhënë edhe një dorë nga arbitrat.
Të parët kaluan në avantazh miqtë, ndërsa Varane barazoi rezultatin pas zhvillimit të një goditje dënimi. Atje u pa qartazi sesi Giroud ndikon në prishjen e ekulibrit të portierit, por për arbitrin u la vazhdimi i lojës dhe goli u konsiderua si i rregullt.
Pikërisht për këtë temë ka folur edhe trajneri Engin Firat. “Jam krenar që kam parë lojtarët e mi të reagojnë dhe të bëjnë atë që kishim përgatitur para ndeshjes.
Por jam edhe shumë i inatosur. Nuk është puna që Moldavia është vend i vogël dhe të bëjmë atë që duam. Goli i parë ndikoi edhe në psikologjinë e ekipin. Unë nuk mund ta pranojë atë dhe nuk kam marrë shpjegime.
Giroud bëri faull te portieri. Do të marrë më shumë se 500 mesazhe kur të shkoj në dhomën e zhveshjeve”, ka thënë Firat. /Sport Ekspres/