Prej pak kohësh KF Vllaznia ka bërë një ristrukturim të Akademisë dhe në krye të saj tashmë është emëruar z.Arben Maliqi. Në intervistën e mëposhtme, ai shpjegon atë se çfarë do të ndryshojë tek Akademia Vllaznia.

-Z. Maliqi, tre ditë më parë Klubi I Futbollit Vllaznia ju ka zyrtarizuar si drejtor I Akademisë. Cila ishte arsyeja që vendosët të pranonit këtë ofertë të drejtuesve?

 

-Arsyet në fakt janë të shumta. E para, ndoshta shumë pak vetë e dinë, por unë kam lidhje të ngushta me futbollin. Kam luajtur vetë futboll për 10 vite me rradhë dhe kam qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Vllaznisë në vitet  ‘80- ‘90 , duke filluar futbollin tek Shtëpia e Pionerit dhe kam qenë në të njëtin ekip me ish-futbollistin Çlirim Basha  e të tjerë, nën drejtimin e trajnerëve të njohur Ernest Halepiani, Fatmir Leli, Ali Rakiqi e Taip Piraniqi.  

Dëshira për t’u bërë futbollist u kthye në ëndërr të ndaluar për mua, pasi u burgosa politikisht për arratisje në moshën 17 vjeçare. Kjo ishte arsyeja e parë që më shtyu të afrohem tek Akademia Vllaznia në pozicion drejtuesi.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me atë se si dashamirës I futbollit dhe me dëshirën e mirë për të kontribuar për Vllazninë e për ta rikthyer në ato nivele ku të gjithë pretendojmë, kam mbështetur projektin ambicioz 5-vjeçar të sponsorit Alban Xhaferi për ringritjen e Vllaznisë.

Unë kam qenë pjesë e këtij projekti që në fillim si grupi partner ndërmjet marrëveshjes që u arrit me Bashkinë Shkodër,  sepse një ndër pikat kryesore të projektit është zhvillimi I Akademisë me objektivin e masivizimit të saj dhe nxjerrjen e elementëve të rinj te talentuar, ku po kontribuoj dhe ndërmjet sponsorizimit nga Kompania e njohur e sigurimeve “Intersig” që unë drejtoj për qytetin e Shkodres (në kostumet e Vllaznisë këtë sezon është dhe logoja e Intersig).

Per më teër dhe më përpara kompania “Intersig” ka kontribuar si sponsor kryesor edhe tek Vllaznia e basketbollit vitin e kaluar ku z.Xhaferi është presidenti i këtij ekipi , ku me ndryshimet e bëra Vllaznia e basketbollit ishte pretendente kryesore për kampionat dhe kupë , por për shkak të pandemisë u ndërprenë aktivitetet.

Pozicioni si drejtor I Akademisë Vllaznia është një pozicion I ri I sapokrijuar në strukturën e KF Vllaznia nën modelin e klubeve të tjera në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Arsyeja e emërimit tim si Drejtor i Akademisë është që të ndërtojmë një Akademi bashkëkohore me të gjitha parametrat e një ekipi modern,  ku unë tashmë kam mundësinë që të përfaqësoj dhe loboj në mënyrë institucionale Akademinë Vllaznia në të gjitha nivelet  (në FSHF etj), ndërkohë që në pozitën e përfaqësuesit të sponsorit, mundësitë ishin më të limituara për të zbatuar projektin tonë afatgjatë.

Si biznesmen kam mbështetur në vite privatisht Akademinë, duke financuar për plotësimin me bazë materiale si edhe aktivitetet e saj brenda e jashtë vendit për ekipet U15, U17, U19.

Gjithashtu kompania “Intersig” me rekomandimin tim ka mbështetur vazhdimisht me sponsorizime ekipet e Vllaznise në futboll, minifutboll ( ku kam qenë edhe zv/president  këtij ekipi), në basketboll, çiklizëm, peshëngritje, etj. si dhe shume aktivitete artistike e recitale të Teatrit Migjeni.

-Për sezonin 2020-2021 Akademia Vllaznia ka aplikuar tarifa të reja për stërvitjen e futbollistëve të saj. Çfarë konsiston në këtë ndryshim?

 

Vendimi për tarifat është marrë në bashkëpunim me gjithë strukturën drejtuese të KF Vllaznia, me qëllimin e vetëm për rritjen e efiçensës së Akademisë ndërmjet vetëfinancimit, optimizimin e shërbimeve që I ofrohen të rinjve të Akademise në vetëm një pagesë mujore të vetme duke mos pasur asnjë kosto shtesë tjetër.  Gjithashtu për të rritur investime të nevojshme në infrastrukturë dhe shërbime që do të përfitojnë direkt lojtarët, për rritjen e cilësisë sportive.

Për më tepër, ndërmjet asistencës dhe të sponsorit Alban Xhaferi , tek Akademia Vllaznia kemi vendosur që familjet e fëmijëve që trajtohen  me ndihmë ekonomike t’i trajtojmë pa pagesë dhe po ashtu edhe për  fëmijët e talentuar do të hiqet pagesa .

Gjithashtu për lojtarët e talentuar që do aktivizohen në ekipet kombëtare do shikohet mundësia t’i jepen bonuse nga ana jonë, duke I lidhur një pagesë mujore.

Po punojmë që Akademia të ndahet si strukturë ekonomike në vete brenda KF Vllaznisë për optimizimin e pagesave të trajnereve çdo muaj. Kjo duke pasë parasysh dhe problemet financiare të trashëguara dhe ekzistente të KF Vllaznise. Një pikë kjo shumë e rëndësishme për mbarëvatjen e zinxhirit të punës.

Me projektin tonë afatgjatë që është  rritja e cilësisë sportive, ndërmjet selektimit dhe nxjerrjes së talenteve të rinj që mund të luajnë pastaj tek ekipi i parë apo në ekipet e tjera të njohura brenda apo jashtë vendit  synojmë të rrisim zërin e tarifës së formimit , ku mund të jetë një kontribut financiar I fuqishëm në të ardhmen që do të ndikojë në rritjen e të ardhurave për klubin në përgjithësi dhe uljen e tarife se pageses për cdo lojtare në të ardhmen. Këto projekte mund të shkojnë dhe në harmonizim me planin e përgjithshëm për privatizimin të klubit, sipas modelit të klubeve në mbarë Europën .

 

-Konkretisht çfarë ka ndryshuar tek Akademia Vllaznia?

Ndryshimet kanë filluar dhe besoj se janë shumë të rëndësishme.Është blerë e re dhe është krijuar magazine për bazë materiale per përgatitësin atletik. Eshtë bërë rritja e pagave dhe bonuseve shtesë për trajnerët ( kjo dhe me asistencën e sponsorit) dhe objektivi  jonë është optimizimi I pagesave të trajnerëve për pagesën mujore. Fushat e reja për stërvitje dhe ndeshjet do të paguhen nga Klubi.

Transporti me autobuz për ekipet që luajnë në Superligë (jashtë rrethit) do të paguhet nga Klubi. Kostumet sportive për ndeshje do furnizohen nga Klubi. Eshtë rritur numri i stafit mjekësor, me mjek, fizioterapist, infermier (3 vetë) me detyrë që të jenë  prezent në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje për të asistuar për çdo problem për kapjen e dëmtime tëndryshme dhe ruajtjen e jetës së gjithësecilit , pikë kjo që ka pasë mungesë të theksuar më përpara ku ka pasur dhe raste apo dëmtime të jashtëzakonshme që  për fat nuk kanë shkuar në fatalitet. Ekipet kane nga 2 trajnerë të kualifikuar, trajner atletike, trajner portierësh, ndërsa kemi vendosur edhe shërbimin me seanca part-time me trajner gjimnastike dhe psikolog për çdo ekip.

Por jo vetëm kaq sepse ka shumë ndryshime edhe në infrastrukturë. Eshtë kryer rikonstruksioni I rrjetit elektrik  dhe organizimi i punonjësve të shërbimit në fushën “Reshit Rusi”. Ndërkohë do kryhet së shpejti rikonstruksioni I tribunës së fushës “Reshit Rusi” përpara fillimit të kampionatit. Në projekt kemi edhe  zëvendësimin e tapetit artificial të kësaj fushe e po ashtu edhe ndërhyrje të tjera në këtë fushë.

 

 

-Me këto ndërhyrje, a ka interes të futbollistëve të rinj për t’u rregjistruar në Akademinë Vllaznia?

Rezultatet e  menaxhimit te ri kane ndikuar direkt ne aspektin sportiv-masivizimin dhe seleksionimi;

Ne ekipet U15, U17 dhe U19 per here te pare sivjet, si asnje vit me perpara, ka patur fluks rregjistrimesh tek Akademia Vllaznia deri ne 45 lojtare per çdo ekip. Ky masivitet tregon se eshte shperblyer puna jone organizative dhe me ardhjen dhe te sponsorit te ri eshte rritur  besimi nga lojtaret dhe prinderit se menaxhimi i KF Vllaznia dhe I Akademise eshte ne duar te sigurta.

Per te seleksionuar 25 lojtaret qe federohen per çdo ekip nga FSHF, kemi krijuar dy komisione dhe jane zhvilluar dy ndeshje kontrolli per lojtaret. I pari i perbere nga gjithe stafi i trajnereve te Akademise dhe komisioni I dyte I perbere stafi I ekipit te pare  me trajnerin gjeman Brdariç e Drejtorin sporti Djarmati ne krye. Sigurisht qe ky eshte nje proces qe do shume permiresim dhe po punojme qe te krijojme nje skeme sa me te mire vleresimi profesional ne menyre qe t’i jepet haku gjithësecilit .

Per keto ekipe pritshmerite nga ana jone sivjet jane shume te medha, pasi ato kane ne perberje shume lojtare te ekipeve kombëtare të moshave të Shqiperise, nje pjese e mire e te cileve jane afruar sivjet tek Vllaznia nga Akademi te tjera. Keta lojtare do te jene e ardhmja e Vllaznise.

Per Ekipet U9, U11 e U13, ne keto mosha qellimi yne kryesor eshte masivizimi, me qellimin qe femijet te merren me sport , te edukohen me frymen sportive, rregullin, largimi nga perdorimi I celulareve dhe kjo mund te jete mosha ku gjithësecili të endërroje te behet futbollist dhe nje dite te jete pjese e Vllaznise se madhe.

Ketu kemi qellim te fitojme lojtare cilesore dhe nuk jane primare titujt. Lojtareve nga ketu mund të evidentohen nga trajneret cilesite personale dhe do te behet e mundur qe te rrisin nivelin nepermjet trajnimit profesional.

 

-Do ketë ndryshime në stafin e trajnerëve të Akademisë?

Ne Akademine Vllaznia lojtaret sterviten nga trajnere të cilët janë ish futbolliste dhe profesioniste te nivelit te larte ku kane çertifikatat e duhura të liçensimit dhe kemi të bëjmë me emr të njohur  si Luan Zmijani, Brikeno Bizi, Edmond Doçi, Nefail Zhejani etj,

Stafi teknik perbehet nga Astrit Prençi (I cili sivjet perveç postit të trajnerit të ekipiti U13, ka edhe  rolin e  Kordinatorit per masivizimin dhe selektimin e lojtareve) dhe Alban Neziri si drejtues teknik.

Eshte vendosur qe ekipet e  Akademise do te luajne ne vazhdim me te njejten skeme loje si ekipi I pare, proces I cili do te udhehiqet direkt nga Drejtori Teknik I ekipit te Pare.

 

-Thatë që synim kryesor do të jetë edhe dërgimi I lojtarëve të talentuar në ekipet kombëtare

Patjetër, ne do telobojme fuqishem ne emer te Vllaznise prane FSHF qe lojtaret me te mire te cdo ekipi te Akademise te jene ne optiken e FSHF per te qene pjesemarres ne Kombetaret e moshave te Shqiperise.

Lojtaret me te mire qe kemi ne Akademi do te konfirmohen paraprakisht nga nje komision i Akademise Vllaznia, dhe do ti paraqiten me lista sipas moshave zyrtarisht FSHF, qe ata te aktivizohen dhe te mbahen nen vezhgim si lojtare te se ardhmes edhe nga Kombetarja.

 

-Do ketë bashkëpunim me Akademitë e tjera në Shkodër?

Kemi arritur marreveshje per promovimin dhe shkembimin e lojtareve me KF Shkodra (z.T.Piraniqi) dhe KF.Ajax (z.Arben Haveri) si edhe ekipe te tjera private ne Shkoder, qe lojtaret cilesore te ketyre te vazhdojne karrieren sportive tek KF Vllaznia.

Tek Akademia Vllaznia kemi vendosur qe disa lojtare cilesore qe kane probleme ekonomike do ti trajtojme pa pagese,gjithashtu edhe nga  Shtepia e Femijes ne Shkoder.

 

-Çfarë synoni gjë tjetër për vazhdimësinë e punës tek Akademia Vllaznia?

DHUNA NE NDESHJET E AKADEMISE ESHTE PREZENTE (ndikojne ARBITRAT,FUSHA MIKE ARMIQESORE)-kam takuar z.ILIR SHULKU te cilit I kam kerkuar takim me Drejtoret e Akademive te tjera per zhvillim te futbollit ne kushte normale, dhe do dergojme reklamime zyrtare deri ne terheqje nga ndeshje te tilla ku nuk eshte e mundur te luhet futboll.

Infrastruktura dhe akseseret per zhvillimin e stervitjeve jane ne nje gjendje kritike, ku duhet permenduar se KF Vllaznia ka vetem nje fushe ku sterviten te gjitha ekipet zingjir, plus ndeshjet e kampionatit dhe eshte e mbingarkuar jashte kapaciteteve, por punohet ne planin emergjente per marrjen e fushave te tjera me qera per te kaluar kete situate te veshtire.

Me zyrat e reja modern te akademise prane stadiumit “Loro Borici” eshte krijuar struktura e nevojshme administrative ku mirepresim dhe prinderit dhe jemi te hapur per te diskutuar cdo nevoje apo problematike te ndryshme ne lidhje me gjithe procesin.