Si pjesë e strukturës së re të Klubit të Futbollit Vllaznia, drejtori I Akademisë Arben Maliqi, ka gjetur kohë të bëjë një përmbledhje të shkurtër të gjithë punës së bërë këto muaj tek ky klub por edhe tek Akademia.
Njëkohësisht, ai ka bërë edhe urimin e tij për vitin 2021 teksa “në vend të parë” ka vënë tifozët e zjarrtë shkodranë, ata që po I japin zemër ekipit, pa harruar edhe gjithë pjestarët e tjerë të Akademisë dhe klubit Vllaznia.
– Si e vleresoni mbylljen e 2020 per Vllaznine si ” Kampione dimri” dhe per ekipet e Akademise.
Vllaznia i ka surprizuar te gjithe me paraqitjen e saj kete periudhe. Stafi teknik dhe lojtaret si profesioniste te vertete pavaresisht se kane punuar ne kushte te veshtira,(pandemia,ngarkesa te ndeshjeve nga kalendari i ngjeshur,etj,) kane treguar se e meritojne te perfaqesojne fanelen e rende te Vllaznise.
Vendi i Pare ne renditje, madje me diference pikesh nga skuadrat pretendente, eshte urimi me i mire qe i behet tifozerise shkodrane nga ekipi Vllaznia dhe stafi i saj per kete Vit te Ri.
-Si e parashikoni ecurine e Vllaznise ne 2021?
Vllaznia do luaje ndeshjen e rradhes me Teuten, i cili eshte ekipi qe akoma nuk eshte mundur ne Superlige, dhe mendoj se ky ekip eshte pretendenti kryesor per titull kete vit.
Kjo ndeshje do vendose shume per ecurine e Kampionatit, nese Vllaznia fiton ndaj ketij rivali direkt, diferenca shkon 9 pike. Ky eshte shansi i Vllaznise qe te vazhdojme marshimin per 2021. Fitorja e Vllaznise ne cdo ndeshje eshte “detyre shtepie”, por fitorja me Teuten them me bindje se na hap zyrtarisht rrugen per titullin kampion. Edhe me skeptiket do mendoheshin para se te permendin emrin Vllaznia.
– Per çfare e keni fjalen ne lidhje me skeptiket?
Skeptiket jane te ndryshem, disa qe mendojne se Vllaznia nuk ka stof per Kampion, por urojne te vazhdoje endrra e bukur qe po kalojme, por ka edhe te tjere qe mezi presin te deshtoje projekti Vllaznia. Nuk merren me punen por merren me gunen. Deri tani kemi degjuar qe sponsori i perket nje partie, ka nepotizem, nuk ka paga, Akademia nuk funksionon, etj.
Ne fakt te gjitha po rezultojne ndryshe. Futbolli nuk matet me deklarata por matet me rezultate. Rezultatet jane aty, edhe ekipet e tjera te Vllaznise U21 dhe U19 jane “kampione dimri”, Akademia Vllaznia eshte kthyer ne pole -position ne Kampionatet perkatese dhe jane afruar prane saj lojtaret me te mire te rajonit te Shkodres.
Menaxhimi i ri ka bere ndryshimin, gje qe ka munguar me perpara tek Klubi Vllaznia. Eshte hapur nje faqe e re, Vllaznia e sotme punon me projekt dhe kerkon hapur titullin KAMPION.
Vllaznia ne fund te sezonit te kaluar rrezikonte jo vetem renien ne kategorine e dyte por edhe falimentimin (si shume ekipe me emer te futbollit shqiptar).Kane qarkulluar opsione qe Vllaznia duhet te falimentonte duke e derguar ne kategorine e trete “per te shpetuar nga borxhet e tatimeve”, dhe me pas te merrej falas nga ndonje biznesmen. Inisiativa e Presidentit Xhaferi per te ringritur Vllaznine e shpetoi Vllaznine nga ky eksperiment i mundshem dhe u arrit te ndertohej ekipi qe po shohim sot.
– Cilat jane urimet tuaja per Vitin e Ri?
Urimi kryesor shkon per tifozerine shkodrane, e cila megjithese ne mungese fizike ne Stadium eshte prezente me mendje e zemer prane ekipit, ajo meriton gjithe respektin per vleresimin qe na jep per punen tone ne rrjete sociale e kudo. I garantojme se jemi ne pune non stop qe Vllaznia te fitoje titullin e enderruar KAMPION.
Kjo eshte detyra jone dhe e quajme privilegj qe punojme per Vllaznine dhe Shkodren. Urim te vecante per sponsorat tane Fuji Film e Intersig, dhe sponsore te tjere qe po kontribuojne per Vllaznine. Urimet shkojne padyshim edhe per kontributin e çdo pjesetari te Klubit Vllaznia, lojtare, trajnere e staf, administrate, etj.