Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini ka folur në një intervistë për Sport Neës, duke folur rreth merkatos të partizanit dhe ardhjes së trajnerit të ri në radhët e Kombëtares.

Partizani mbylli vitin 2022 si kampione e dimirit, por objektivi është më i madh se kaq dhe kërkohet gjithmonë maksimumi. Drejtori Marini, ka folur dhe rreth situatës ekonomikë që është në klub por dhe mbi tregun që është brenda Shqipërisë.

Merkato: “Ndjesia është shumë pozitive kur e mbyll me fitore vitin, sidomos kur fiton një ndeshje me rivalët historikë. Nuk jemi të kënaqur nga kjo ndërprerje, kanë ndryshuar shumë procedura të punës, dhe për shkak të Botërorit u bënë këto ndërprerje.

Ne kemi nisur një projekt dhe shihet qartë ajo se çfarë po bëjmë ne. Po punojmë shumë dhe shpresojmë të shpërblehemi. Këtu është treg i vogël merkatoje dhe ndoshta nuk na marrin shumë seriozisht, por ne jemi një klub i shëndetshëm nga ana financiare, nuk kemi probleme.

Respektojmë dëshirën e futbollistëve që dëshirojnë të bëjnë karrierë. Në këtë moment kemi një grup të mirë dhe nuk do të bëjmë asnjë ndërhyrje. Unë dëshiroj ta fitoj Partizani kampionatin, por gjërat në futboll nuk janë si në matematikë”.