Barazimi i djeshëm i Kukësit me Teutën është komentuar edhe nga Ramadan Ndreu, i cili është Drejtor Menaxhimi në klubin verilindor. Krutani ka theksuar se skuadra po luan mirë dhe se lojërat e mira u japin moral për të ardhmen. Gjithashtu ai vë në dukje edhe gabimet e bëra.
“Pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë, të jem i sinqertë lojërat kanë qenë të mira. Po e ndajnë lojën episodet, siç e patë edhe në këtë ndeshje kur na ndëshkoi Durrësi. Po I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në goditjet standarde të kundërshtarit.
Kjo për shkak se aty po goditemi. Sa i takon vazhdimësisë, lojërat e mira të japin pak moral. Gjithsesi mendoj se duhet te jemi pak më cinik në drejtim të rezultatit”, u shpreh për “SportEkspres.com” dhe kolegët tanë të “Telesport”.
Pavarësisht se Partizani ka 10 pikë më shumë se Kukësi, drejtori Ndreu thekson se puna e trajnerit Cungu nuk vihet në dyshim. “Unë them se nuk ka lidhje me trajnerin, ai ka bërë një punë shumë të mirë. Por kampionati është në mesin e fazës së dytë dhe gjithçka është e hapur. Duhet të përmirësohemi dhe të jemi më cinikë e konkretë. Pra duhet t’i gjëmojmë rezultatit”, shtoi zyrtari i Kukësit.