Vllaznia do të përballet me Erzenin në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas shortit, drejtori sportive Tefik Osmani ka dhënë një deklaratë për mediat.
“Të gjithë kundërshtarët që mund të na binin janë mjaft seriozë. Vllaznia që kur është krijuar është futur për dy objektiva, për titullin kampion dhe Kupën, normalisht kështu është edhe këtë vit si ato të tjerat.
Kemi afruar dy futbollistë që mendoj se janë cilësorë mund të na shërbejnë mund t’i bashkohen grupit që do të luftojë këto 6 muaj në fazën e dytë të kampionatit.
Kemi rënë pothuajse të gjithë dakort, e keni parë dhe intervistën e presidentit që normalisht janari nuk është se të ofron lojtarë cilësorë. Dhe kur është një I tillë ose ka patur ndonjë dëmtim ose ka kohë pa luajtur është pak e vështirë. Ne kemi marrë ata futbollistë që mund të na shërbejnë”, deklaroi ai.