Dy ditet e fundit ka patur shume zhurme ne media ne lidhje me nje mundesi largimi te drejtorit Tefik Osmani nga Vllaznia, madje nje gje e tille behej edhe fakt i kryer. Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu dhe ai ka qene serish ne krye te detyres ashtu si zakonisht.

Madje ai ka gjetur kohen te jape edhe nje interviste per RTSH Shkodra pikerisht per te sheshuar çdo zhurme te krijuar dhe per te qene se vazhdon i qete punen e tij teksa eshte shprehur:

“Normalisht në çdo klub futbolli, e sidomos ato me emër siç është edhe Vllaznia, lajme bëhen vazhdimisht për opinionin sportiv. Në çdo familje, apo skuadër futbolli, siç është edhe Vllaznia, do të ketë diskutime, por jo përplasje. Përderisa po jap këtë intervistë me ju, do të thotë se Osmani është dhe po përgjigjet për klubin e Vllaznisë”.

Drejtori Osmani nderkohe ka folur edhe per situaten e krijuar pas eliminimit nga Kupat e Europes dhe po ashtu edhe per pergatitjet per ndeshjen e pare te kampionatit ate ndaj Partizanit qe do te luhet ne tranferte me 18 gusht per te cilen eshte shprehur:

“Kemi kaluar një situatë jo aq të mirë pas eleminimit, më pas kemi bërë një ndeshje miqësore me Burrelin, nesër kemi një ndeshje tjetër miqësore me Teuten. Besoj, se brenda afatit që kemi për t’u përgatitur deri në ndeshjen e javës së parë që e kemi me Partizanin, besoj se skuadra do të jetë gati”.