Drejtori sportiv i Vllaznise Elvis Plori ka qene mbremjen e sotme i ftuar ne emisionin “Fair Play” ne Syri TV ku ka folur ne lidhje me merkaton dhe shume gjera te tjera. Ai ka shpjeguar edhe strategjine qe po ndjek klubi ne merkato, fokusuar kryesisht ne gjetjen e elementit te ri cilesor.
“Pjesa me e madhe e skuadres do te qendroje, vitin e ardhshem pjese e Vllaznise do te jete Balaj, Delaj, Mala, Qarri, Zogoviç, Çoba, Jonuzi, Smajli, Hakaj, Juriç, Marku, Alivoda si dhe blerjet e reja. Shpresojme shume qe edhe kapiteni Gurishta te vazhdoje me ne.
Te kesh ne stolin e rezervave me 7 lojtare te huaj eshte nje pjese qe duhet studiuar, gjithashtu edhe stoli te kete nje shpenzim prej 50 mije eurosh nuk eshte dicka e mire. Duhet te miremenaxhojme buxhetin.
Kemi 5 lojtare te ekipeve te moshave me ekipet kombetare, duhet t’i japim mundesi ketyre lojtareve edhe ne ekipin e pare.
Strategjia jone eshte qe te kemi me lojtaret 23-24 vjecare kontrata 3 vjecare, ndersa per te tjeret kontrata me te shkurta. Kerkojme lojtare qe njohin kampionatin.”- ka thene nder te tjera drejtori Plori.
Maringlen ZHIVANI