Sot duhej te ishin ne vendin e katert dhe ne pozita disi komode, por humbja e javes se kaluar brenda ne shtepi ndaj Terbunit, i ka merzitur te gjithe ne kampin koplikas.
Si rrjedhoje kjo humbje ndaj Tërbunit nuk ka kaluar lehtë në kampin koplikas. Ekipi ka zhvilluar analizën e këtij takimi dhe tonet kanë qenë të ashpra nga drejtuesit. Trajneri Duli ka evidentuar të gjitha gabimet e lojtarëve.
I ashpër është treguar drejtori sportiv, Nuri Rexha, i cili ka paralajmëruar ndëshkime financiare për lojtarë që nuk e justifikojnë fanellën e Veleçikut. Drejtuesit kanë kërkuar disiplinë dhe regjim të rreptë nga futbollistët për pjesën e mbetur të sezonit.
Megjithate i gjithe fokusi tashme do te jete i perqendruar tek sfida e se shtunes ne transferte ndaj Basanias. Kjo e fundit vjen pas fitores ne transferte me Gramshin dhe ka nje moral me te larte dhe tek Veleçiku e dine kete gje.
Megjithate drejtuesit e tij presin reagimin e lojtareve sepse presin prej tyre fitoren ngaqe vetem ne kete menyre mund te mbesin ne zonen play-off. Gjithsesi kjo duhet pare ne ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ajo e se shtunes.(www.shkodrasport.com)