Skuadra koplikase mbylli minifazën përgatitore dy javore. Në prag të javës stërvitore për sezonin e ri Veleçiku zhvilloi edhe ndeshjen e tretë miqësore, ku u përballën me Veleçiku U-17. Takimi u fitua nga ekipi i parë me rezultat 7-0.

Drejtori Sportiv i Veleçikut, Nuri Rexha, për “Panorama Sport” u shpreh: “Në fazën e parë synojmë të renditemi në mesin e tabelës. Ndërkohë që në janar do të kemi një tjetër objektiv”.

Ai pohon se, ngjitja në të Dytën e Basanias dhe krijimi i klubit “Shiroka” ka bërë që disa futbollistë të largohen në drejtim të tyre. “Gjithsesi, grupi që kemi do t’ia dalë mbanë. Unë kam shumë besim te futbollistët që kemi në dispozicion”, e mbylli prononcimin e tij drejtori Rexha.

Pavaresisht ketij optimizmi, duket se Veleçiku nuk do ta kete aspak te lehte sepse edhe kontigjenti i lojtareve ne dispozicion te trajnerit Duli eshte disi i cunguar. Megjithate duhet pritur nga java ne jave se çfare do te prodhojne ndeshjet e kampionatit.

Te shtunen koplikasit ne kuadrin e ndeshjeve te javes se pare te kampionatit do te presin ne fushen e tyre ekipin e Murlanit. Nje sfide praktikisht e lehte ne leter duke pare problemet e shumta me te cilat eshte perballur kundershtari i cili ka vetem pak dite qe eshte grumbulluar per te nisur stervitjen./www.shkodrasport.com/