Drejtori sportiv i kampionëve të Francës PSG, Leonadro ka folur në lidhje me një largim të mundshëm të Kilian Mbape, i cili po përflitet shumë javëve të fundit për një transferim te Reali.

Ish-futbollisti brazilian në një prononcim për mediat ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të klubit për të rinovuar me Mbape si dhe ka ftuar madrilenët të mos jenë kaq të sigurt për një transferim të francezit atje.

“Në Madrid ka tre vite që janë të sigurt që Mbape do të transferohet atje.

I ftojë të mos kenë kaq bindje.

Ne po provojmë gjithçka për të arritur një marrëveshje me lojtarin.

Për ne ai është lojtari më i mirë në botë dhe Mbape e di këtë gjë.”, u shpreh Leonardo.