Ngjarjet e ndodhura në Pukë fundjavën e kaluar kanë pasur kosto të rëndë për Tërbunin. Klubi verior është përjashtuar nga aktiviteti me vendim të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF. Takimi i Kategorisë së Parë me protagonistë Tërbunin dhe Turbinën u pezullua në minutat shtesë të saj.

Arbitri vendosi se sfida nuk mund të vazhdohej më si pasojë e dhunës ndaj tyre. Në minutën e fundit të ndeshjes, me rezultatin 1-1, asistenti Xhuljo Mani i kolegjiumit të Tiranës, anuloi një gol të skuadrës vendase. Situata ka sjellë hedhjen e sendeve të forta nga tribuna, një prej të cilave ka goditur gjyqtarin anësor.

Për këtë situatë ka folur drejtori teknik i Tërbunit Viktor Gjoni, ne nje prononcim per RTSH Shkodra u shpreh: “Gjyqtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërprerë takimin me argumentin se i kishin goditur. Unë e pyeta se cili prej lojtarëve i kishte goditur, por ai nuk ishte në gjendje të thoshte se kush ishte. Për mua është gjithçka një trillium pasi nëse do të kishte patur një sulm nga ana e lojtarëve atëherë arbitri duhet t’i kishte ndëshkuar me karton të kuq. Arbitri nuk më bindi pasi ndryshoi disa herë variantin duke aluduar se lojtarët herë e kishin goditur në këmbë, herë në shpinë e herë në stomak”.

Viktor Gjoni nuk i ndal akuzat ndaj arbitrit Albano Stolaj, kryesorit që në një farë mënyre ishte shkaktar i rënies së Tërbunit në një kategori më poshtë. “Mos i dërgoni fëmijët në fushë nëse do të merrni vesh se gjykon ky arbitër. Ky arbitër është një kamikaz, nuk ka ndaluar ndeshjen edhe pas ndërhyrjeve gjakatare”, vazhdon Gjoni, i cili akuzon edhe kreun e sektorit të arbitrave, Sokol Jareci. Kulmin arrin kur Jareci me thotë se këto foto jane te montuara, kjo eshte e papreçedente ngjarje e ndodhur ne mes te dites..e pane live gjithe tifozat pukjane dhe gjithe shqiptaret e pane te filmuar ate nderhyrje horror. Ku jeton ti mo i pashpirt, ju ka mbyllur syte poshtersia!

Ku keni pare qe arbitrat qe cakton ti ne 10 te nates me telefon dhe ju thua mos jepni imformacion. Gjyqtaret caktohen me short siç ndodh ne gjithe boten. Sektori i arbitrimit nuk mund te jete nen kupolen e federates siç ndodhe tek ne. Ju beje thirrje gjithe drejtuesve te çdo kategorie qe te mos e pranoni te keqen. Sot e pesoi Tërbuni, mos harroni neser do jete njeri nga ju mbase dhe me keq.

Pavaresisht pokemikave qe kam patur me Idrizin e Vlores, por nuk i heq asnje presje atyre fjaleve qe ka shkruar para ca diteve. Vetem te bashkuar mund t’i dilet te keqes perpara servilat sahan lepirsit qe i ke gjithe diten neper zyrat e federates, ku marrin gjyqtaret qe duan i dine gjithe drejtuesit e ekipeve shqiptare por s’duan ta prishen me shefat. Thuhet ose iken rinia? Si mund te rrije kur t’i dergon femijet te luajne sport dhe te vjen i shkallmuar i gjymtuar zoti e ruajt mos vjen edhe me keq nga keto albitra vrastare me pages. Por smund te presish me shume nga keto monstra qe i kan abandonuar familja e tyre dhe femijet e tyre. Zoti vonon por kurre nuk harron.

Ketyre monstrave u pafshim zotin. Në një situatë të tillë drejtuesit e Tërbunit do të ndjekin ç’do hap ligjor për të çuar të drejten e tyre deri në fund, madje Gjoni shprehet se do të shkojë deri në Gjykatën e CAS-it në Lozanë. “Nëse Apeli nuk do të vendosë drejtësi atëherë unë do të ankohem në CAS. Ne kemi argumente të forta në favorin tonë pasi kemi pamjet filmike si dhe fotografitë nga ngjarja”, tha drejtori teknik i klubit pukjan.

Viktor Gjoni thekson se lojtarët do të vazhdojnë aktivitetin e tyre, ndërsa ka një akuzë të rëndë drejtuar atyre arbitrave që në gjithë këto javë kanë drejtuar Tërbunin. “Shoqëria nuk do të dorëzohet me kaq pasi në atë klub paguhen plot 30 persona, të cilët jetojnë me atë rrogë. Më vjen keq të tregoj edhe mesazhet e disa arbitrave, të cilëve pasi u kam thënë përse kanë gjykuar kaq keq më janë përgjigjur: ‘Profesor, më vjen keq, por e kemi urdhër nga lart’”, përfundoi Gjonaj.