Eliminimi në Kupë ndaj Tiranës natyrisht ka qenë një dështim për ekipin e Vllaznisë i cili herëpashere përmes pjestarëve të tij ishte shfaqur si një objektiv i mundshëm për të kapur Kupat e Europës. Por tashmë kuqeblutë janë detyruar “të japin krahun” që në turin e dytë dhe për gazetarët apo dhe opinionin, është një dështim. I pyetur në lidhje me këtë gjë, drejtori sportiv i klubit Eugent Zeka, nuk ka dashur ta përmendë këtë fjalë por është ndalur tek kampionati.

“Vllaznia nuk dështoi. U mundua të bëjë maksimumin e saj, fituam ndaj Tiranës por falë një goli që ata shënuan në fushën e vet në ndeshjen e parë, ajo u kualifikua. Jemi jashtë Kupës tashmë dhe duhet t’i përqendrojmë të gjitha forcat tona tek kampionati. Kjo është një arsye më shumë që të kemi më shumë energji për të marrë atë që na duhet në kampionat”- është shprehur ai.

© shkodrasport.com