Duket se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë për trajnerin Zhose Murinjo te skuadra e Mançester Junajtid.

Portugezi ka prishur marrëdhëniet e tij me një pjesë të mirë të lojtarëve të skuadrës dhe ajo që thellon dhe më shumë krizën e tij te “djajtë” janë rezultatet e arritura së fundmi.

Humbja ndaj Uest Hemit ditën e djeshme ka bërë që të rrezikohet qëndrimi i tij te Junajtid.

Ndërsa sipas asaj që bënë me dije “Daily Mail” flitet se drejtuesit dhe lojtarët kanë folur në lidhje me largimin e portugezit nga “Old Traford” dhe duket se është vendosur se ai do të shkarkohet javën e ardhshme.