Thomas Strakosha ka arritur që me paraqitjet e tij gjatë sezonit të fundit me Lacion në Itali, të jetë një titullari padiskutueshëm, madje duke rënë edhe në sytë e shumë skuadrave elitare në Europë.
Ai arriti të mposhtte portierin e dytë të Italisë, Marketin madje edhe e largoi nga skuadra, ndërkohë që vendin e tij e zuri veterani belg Silvio Proto.
Pikërisht Proto, do të jetë shembulli që Strakosha duhet të ndjekë te Lacio, pasi ai është një portier që komunikon shumë me mbrojtësit, cilësi kjo që i mungon Strakoshës.
Drejtuesit e skuadrës, kanë kërkuar nga Strakosha që të jetë pak më i shkathët nga goja dhe të ketë komunikim me mbrojtësit, pasi në këtë mënyrë do të kishte më shumë siguri në mbrojtje.
Mediat italiane, shtojnë se një ndër arsyet që larguan Berishën nga Lacio, ishte pikërisht fakti që ai ishte shumë i turpshëm dhe nuk kishte fare komunikim me mbrojtjen. /Vipsport/