Pas nje jave prove, drejtuesit e Murlanit kane marre vendimin per 5 futbollistet braziliane qe kane qene ne prove. Ata jane pare me kujdes nga ana e trajnerit Xhahysa dhe stafit te tij.
“Shkodra Sport” meson se asnjeri prej ketyre lojtareve nuk ka realizuar pritshmerite e tyre dhe si rrjedhoje, pas konsultes edhe me drejtuesit e klubit eshte vendosur qe ata te kthehen andej nga kishin ardhur.
Kjo do te thote se asnjeri prej tyre nuk do te jete pjese e Murlanit per gjysmen e dyte te sezonit. Megjithate, drejtuesit e klubit nuk kane hequr dore nga perforcimet.
Si rrjedhoje ne ditet e para te janarit pritet qe me skuadren te bashkohen te tjere futbolliste. KF Murlani per momentin ndodhet ne vendin e peste ne renditje, por ka ende shpresa per ngjitjen nje kategori me lart.
Per kete arsye, stafit teknik i duhen perforcime per te plotesuar ekipin ne pikat ku ai nevoje sepse do te tentohet deri ne fund arritja e ketij objektivi dhe per kete arsye, duhen sa me shume lojtare cilesore./SHKODRA-SPORT.COM/