Ashtu siç kishin paralajmëruar paraditen e sotme, drejtuesi e klubit shkodran kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Madje kanë nisur edhe takimet dhe i pari me të cilin është folur ka qenë trajneri Shpëtim Duro. Ashtu siç flitej, takimi ishte lënë me të që ditën e djeshme dhe palët janë takuar. Kjo bëhet e ditur zyrtarisht dhe nga ana e klubit shkodran që ka vendosur të jetë transparent me çdo lëvizje që do bëhet për këtë qëllim.Sipas asaj që bën të ditur klubi teksa thotë: “Kryetari i Keshillit Mbikqyres te K.F. Vllaznia sh.a. Ridvan TROSHANI, i shoqeruar nga Administratori Kujtim SHABA dhe Drejtori Sportiv Armir GRIMA kane nisur menjehere takimet per perzgjedhjen e trajnerit te Ekipit te Pare per sezonin futbollistik 2012- 2013.

Trajneri Shpetim DURO eshte i pari qe eshte takuar pasditen e te henes me drejtuesit me te larte te Vllaznise. Palet ne kete takim kane shpalosur reciprokisht idete e tyre ne lidhje me opsionet e drejtimit te Kuqebluve dhe ambiciet per sezonin e ri futbollistik. Trajneri me experience Shpetim DURO ka shprehur konsideratat e tij per Vllaznine, sin je nga Klubet me elitare dhe me me shume tradite ne futbollin shqiptar. Edhe drejtuesit e klubit shkodran kane shprehur vleresime per performancen profesionale te demostruar ne vite dhe ekipe te ndryshme nga trajneri Duro. Trajneri Shpetim DURO eshte nje nga me te mirenjohurit e futbollit shkodran, i datelindjes 24 dhjetor 1959, ka trajnuar shume ekipe te Kategorise Superiore ne vite por edhe ekipe kombetare te futbollit. Takimi i zhvilluar pasditen e te henes, eshte i pari i nje serie takimesh me kandidate per pankinen e Vllaznise, pas hapjes zyrtare nga K.F. Vllaznia sh.a. te negociatave per emrimin e trajnerit te Ekipit te Pare. Duke nisur nga e marta, takimet do te vijojne me trajnere vendas dhe huaj, brenda dhe jashte Shqiperise, per te konkluduar me emrin e timonierit te ri te Vllaznise sa me shpejt te jete e mundur. Puna per formimin e Vllaznise pretendente per sezonin e ri ka nisur tashme dhe here pas here te gjithe te interesuarit do te informohen zyrtarisht permes faqes zyrtare të klubit”. E rëndësishme është që puna ka nisur. Se kush do jetë trajneri i ardhshëm, kjo pritet të shihet në ditët në vazhdim. Shpëtim Duro është një alternativë serioze për pankinën kuqeblu.
www.shkodrasport.com