
Analiza
Megjiahtë nga sa mësohet drejtuesit ekipit dhe vetë lojtarët do të shikojnë më të qetë takimin me Teutën . Ato dio të zhvillojnë gjatë orëve të para të ditës së sotme, një seancë stërvitore dhe nga sa mësohet kjo seacnë do të jetë e fokusuar tërë në ushtirmi foce në palestër. Më pas ekipi do të mblidhet dhe do të analizojë me qetësi takimin me Teutën. Do të shikojë me shumë mature atë që ngjau në këtë takim dhe për më tepër do të shiojnë më nga afër aty ku edhe skuadra ka gabuar në momente të veçanta të këtij takimi. Do të shikohet mëe imtësi e gjithta ajo që ngjau në takimin me Teutën dhe më pas do të vihen pikat mbi “I”, për të korrigjuar për të ardhmen. Nga sa mësohet, krejt ndryshe nga çfarë edhe pritejsh, pranë ekipit të Vllaznisë nuk do të ketë ndonjë masë ndaj lojtarëve të veçantë. Për më tepër duket se lëvizjet e fundit të teknikut Canaj në seancën e djeshme stërvitore tregojnë mësëmiri që pranë skuadrës nuk do të ketë të penalizuar, madje nuk ka edhe emra që janë lakura pas takimit me Teutën si shkaktar të humbjes që mund të ndëshkohen. Tekniku Canaj mesa duket ka kërkuar më shumë reflektim për të nxjerrë konkluzionet e duhura për humbjet e pësura sin ë takimit me Skënderbeun dhe për më tepër në takimin me teutën. Në dy takimet e fundit mbrojtja shkodrane dhe portieri Vujadinoviç kanë pësuar jo pak por plot 6 gola nga 8-të të tillë të pësuar nga kjo skuadër në këto 6-të javë.
Admir Uruçi