Vllaznia eshte nje nga ekipet me tifozerine me te zjarrte te saj. Nje tifozeri edhe e madhe ne numer sepse per kete skuader japin mbeshtetjen e tyre jo vetem shkodranet dhe banoret e rrethinave perreth.

Per ngjyrat kuqeblu kane brohoritur tifozet nga i gjithe Veriu i Shqiperise dhe jo vetem. Te shumte jane ata qe e mbeshtesin kete skuader edhe nga jashte territorit aktual te vendit tone, sidomos ne Kosovë e Mal të Zi.

Në këtë të fundit, dallohen shumë tifozë, por më i veçanti për ta është padyshim Cuf Kapllani. Tifozi i cili nuk ka lënë stadium të Shqipërisë pa e ndjekur Vllazninë ndërsa në ndeshjet në Shkodër, vështirë të ketë munguar ndonjëherë.

Por për fat të keqe, që prej marsit të vitit të kaluar kur filloi pandemia, ai i mungon Vllaznisë. Fillimisht për shkak të mbylljes së stadiumeve, por vitin e kaluar edhe për disa shkaqe shëndetësore.

Si rrjedhojë ai e ka patur të pamundur të jetë në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, por i ka përjetuar emocionet nga ekrani i televizionit. E ka patur të pamundur të jetë në “Loro Boriçi” edhe në dy ndeshjet europiane, megjithatë ka qenë aty, pranë skuadrës me zemër duke e mbështetur atë.

“Shkodra Sport” mëson se ditët e fundit, drejtori sportiv Matko Djarmati dhe zëvendëstrajneri Elvis Plori, kanë udhëtuar drejt Ulqinit për ta parë Cufin dhe për t’i dhuruan fanellën e personalizuar me numrin 10.

Një gjest që e ka lumturuar pa masë tifozin e Vllaznisë dhe padyshim që ajo fanellë do ta ndihmojë të kalojë sa më shpejt problemet shëndetësore që ka dhe të jetë në “Loro Boriçi” për të mbështetur skuadrën e tij të zemrës, ashtu siç bën prej 20 vitesh papushim./SHKODRA-SPORT.COM/