Dritan Mehmeti pritet të largohet nga Dinamo, nëse këta të fundit nuk sigurojnë një vend në “Final 4”. Kjo është situata aktuale te dinamovitët, që disa ditë më parë ishin të pozicionuar në vendin e katërt, ndërsa tashmë mbajnë atë të shtatë.
Gjithë tensioni në stol është reflektuar dhe një ditë para ndeshjes me Teutën. Dje supozohej që Mehmeti të shfaqej në konferencë për shtyp, teksa për herë të parë këtë sezon kjo gjë nuk ndodhi.
Kujtojmë se Mehmeti e mori Dinamon në vendin e fundit, pas fazës së parë të kampionatit. Dhe pse është vetëm 1 pikë larg “Final 4”. Fati e Dinamos tashmë varet nga Skënderbeu, Tirana dhe Teuta.
Ne fakt, gazeta “Shkodra Sport” meson se Mehmeti ishte planifikuar te largohej edhe nese do te renditej ne katershen e pare. Kjo sepse drejtuesit e Dinamos kane patur nje akord thuajse te kryer me Thomas Brdariç perpara se ai te merrte drejtimin e Vllaznise. Qe do te thote se tek Dinamo i kane bere me kohe planet per ndryshimin e trajnerit.