Pas gati 30 vitesh me ne fund Shkodra do te perfaqesohet me nje perfaqesues te saj ne kryesine e shoqates se arbitrave te futbollit shqiptar. Ai eshte pikerisht Dritan Salaj, i cili njekohesisht mban edhe postin e kryetarit te Kolegjiumit te Shkodres.

Asambleja e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore e Shoqates Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar eshte zhvilluar diten e djeshme dhe ne te kane marre pjese delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin në prezencën edhe të përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kolegjiumi i Shkodres eshte perfaqesuar ne keto zgjedhje me tre delegate dhe pikerisht Bekris Dragusha, Ditmir Grimci dhe Jetmir Podgorica. Ne fillim jane zhvilluar zgjedhjet per postin e kryetarit te kesaj shoqate ku ka patur vetem nje kandidat dhe Tahir Kastrati ka marre edhe nje mandat tjeter per ta drejtuar ate.

Me pas jane zhvilluar zgjedhjet per kryesine e re teksa jane propozuar tete kandidate per kater vende dhe ne fund fitues kane dale qe jane pikerisht Ervis Peza, Sokol Avdo, Dritan Salaj dhe Idriz Gashi.

Me zgjedhjen e Dritan Salajt ne kete detyre, kuptohet qe tashme ka me shume shpresa per nje perfaqesim me dinjitoz te arbitrave shkodrane ne futbollin shqiptar, gje qe ne fakt nuk ka ndodhur keto vitet e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/