Veleçiku ia ka dale te fitoje ndaj Murlanit ne ndeshjen e turit kualifikues te Kupes se Shqiperise. Koplikasit kane fituar me rezultatin e paster 3-0 dhe jane kualifikuar per ne turin e pare ku do te ndeshen me ekipin e Tiranes.
Pas ndeshjes, trajneri Dritan Smajli ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Kjo ishte ndeshja jone e pare zyrtare dhe nga informacioni qe mora, kundershtari kishte vetem nje jave qe kishte nisur stervitje, ndersa ne kemi nje muaj e gjysem.
Ne rrethana te tilla, kundershtari nuk mund te maste forcat me ne. Pavaresisht fitores me rezultat te paster, kam rezerva per lojen e ekipit tim, sidomos per ritmin qe shfaqen ne fushe. Por une mendoj se nga java qe vjen, skuadra do te jete akoma me e fresket sepse ka marre ngarkesa maksimale per 5 jave rresht.
Ne kemi objektiva maksimale ne kampionat dhe nese ia dalim te ngjitemi ne kategorine e pare, do te jete mire per gjithe Malesine e Madhe, por do te jete mire edhe per Shkodren sepse te kesh nje skuader nga kjo zone ne kategorine e pare, do t’i sherbeje pjeses tjeter te lojtareve qe nuk gjejne hapesira te Vllaznia.
Ne e kaluam kete tur, por ne turin tjeter na pret nje emer i madh si Tirana, megjithate kjo nuk do te thote se do te dorezohemi pa luajtur. Une kam nje eksperience nga karriera ime, pikerisht ne vitin e fundit kur edhe e mbylla karrieren, teksa me Beselidhjen mundem tre skuadra te Superiores dhe shkuam deri ne gjysmefinale te Kupes.
Me Tiranen dihen diferencat qe jane shume te medha, por ju siguroj qe Veleçiku do te mundohet te beje me te miren e tij ne dy ndeshjet ndaj ketij kundershtari”./SHKODRA-SPORT.COM/