Ish-futbollisti i Vllaznise, Tirane por edhe i Kukësit që tashmë ka rol trajneri, Dritan Smajli i ftuar në emisionin ‘Fair Play’ ka folur në lidhje me kampionatin shqiptar, duke u shprehur se Kukësi ka një ekip më të mirë se Partizani dhe se të kuqtë, nuk kanë krijuar futboll të bukur këtë sezon. Sakaq, ai ka shtuar se të kuqtë kanë zgjedhur një lojë jo të bukur për titull.

“Kur ka filluar kampionati kam thënë se Partizani nuk është për kampion, por fati i Partizanit është që Kukësi nuk luan në fushën e vet dhe ky është favor. Ky Partizan nuk na bind shumë. Krijon shumë pak por kur del para portës është konkrete dhe shënon. Duan merita pasi janë në vend të parë, por unë qëndroj te ajo që kam thënë në fillim të kampionatit.

Ka edhe skuadra tjera që janë më mirë se Partizani, por nuk është e bukur. Partizani nuk ka futboll të bukur por ka pikët dhe kjo nuk lë shumë vend për diskutim.

Problemi i Kukësit nuk është te trajneri dhe Gjici bën të njëjtat gabime dhe nuk i jep kohë duke ndërruar trajnerët. Ai kërkon rezultate dhe ka diçka që nuk shkon kur ndërron 3 trajnerë në sezon, dihet që trajneri i ri ka idetë e veta dhe kjo është problematikë e madhe”, tha Smajli. /VipSport/