Mbrojtesi i djathte i Vllaznise Dritan Smajli ka nisur negociatat me skuadren e Flamurtarit. Lajmi behet i ditur nga vete pjestaret e ketij te fundit sipas te ciles, trajneri aktual i vlonjateve Ernest Gjoka kerkon ta kete ne skuader kete futbollist per sezonin e ardhshem. Ne fakt kjo nuk eshte nje gje e re. Kerkesa ndaj Smajlit pat ardhur qe ne veren e kaluar, u perserit edhe ne janarin e ketij viti megjithate ne ato momente ai e kishte shume te veshtire te shkeputej ngaqe ishte nen kontrate me kuqeblute. Flamurtari po ashtu tentoi ta bente golashenuesin me te mire aktualisht te Vllaznise, te firmoste nje parakontrate per ne qershor, madje duke perfituar nje shume te konsiderueshme qe ne ato momente ne dore megjithate serish lezhjani i shkodranizuar tashme, nuk pranoi. Gjithsesi tashme duket se gjerat do ndryshojne. Vete lojtari pak dite me pare e ka bere te ditur edhe publikisht se eshte ne pritje te zhvillimeve tek Vllaznise per te vendosur pastaj perfundimisht per fatin e tij ne sezonin e ardhshem. Te gjitha gjasat jane qe ai te shkoje ne Vlore por nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe nje interesim nga ana e Skenderbeut. Zera te ndryshem nga Korça nuk e perjashtojne kete mundesi megjithate kjo duhet pare ne vazhdim.

www.shkodrasport.com