Emocionet e rezultateve pozitive te Vllaznise se ketij sezoni, kane bere me krahe jo vetem pjestaret e saj dhe tifozet kuqeblu, por edhe shume prej ish- futbollisteve qe kane luajtur me te ne vite.\
Njeri prej tyre eshte edhe ish- mbrojtesi i saj, lezhjani Dritan Smajli. Njeriu qe luajti plot 5 sezone ne Shkoder, duket shume i lidhur ende me kete skuader dhe me Shkodren dhe nuk e heq asnjehere nga vemendja ate.
Se fundi, ish- mbrojtesi i djathte i kuqebluve permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale, ka perdorur edhe disa shprehje shume te bukura, duke shprehur besimin se ky mund te jete sezoni i Vllaznise.
“Nje vit kalon shpejt dhe Vllaznia do kthehet, ka qene nje nder komentet e mia kur Vllaznia po vuante. Komplimente te pafundme stafit drejtues, administratorit dhe futbollisteve. Termetin e lame pas, po iken dhe pandemia por kujdes po vjen mbretnesha “Vllaznia”./SHKODRAS-SPORT.COM/