Vllaznia po ben mire ne kampionat dhe kupe. Kjo ka krijuar nje klime entuziaste tek te gjithe tifozet dhe dashamiresit e kesaj skuadre. Dritan Smajli, ish-mbrojtësi i Vllaznisë ka folur për 28 javët që Vllaznia ka bërë në kampionat, por edhe për ecurinë e saj në Kupë.

Në një intervistë për “Panorama Sport” trajneri aktual i Besëlidhjes flet për ndryshimet që ka pasur Vllaznia, duke vlerësuar maksimalisht stafin e ri. Ai apelon te lojtarët që t’i shmangin vetëkënaqësisë.

“Nisur nga merkatoja që klubi zhvilloj të gjithë ishim skeptik, pasi dhe në takimet evropiane nuk është se ekipi bëri mirë. Ndryshimi i stafit bëri që skuadra t’i kthehet entuziazmi dhe dëshira për të dhënë gjithçka për fanellën dhe për qytetin, duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe kjo na bëri të besojmë që Vllaznia këtë vit mund t’ia dalë të jetë si asnjëherë tjetër me afër se kurrë titullit.

Për shpirt dua që t’i marrin të dyja, por kemi mbi 20 vjet që po presim titullin dhe titulli do të ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhë. Kjo jo se nuk dua që të marrin Kupën, por titulli është një ndjesi e jashtëzakonshme për atë qytet dhe jo vetëm. Vetëkënaqësia është gjëja më e dëmshme në futboll dhe kjo nuk duhet të ndodhë, pasi nuk ka kohë për një gjë të tillë”- eshte shprehur Smajli.