Kilië Mbape shkroi mbrëmë historinë me PSG-në, teksa vetëm në moshën 24-vjeçare u bë golashënuesi më i mirë i klubit. Në fitoren e mbrëmshme 4-2 ndaj Nantë, ai shënoi golin e 201-të me fanellën e PSG-së.
Collage Maker-05-Mar-2023-10-29-AM-981Ai “spostoi” nga vendi i parë Edinson Kavanin, i cili shënoi saktësisht 200 gola në 301 paraqitje. Për krahasim, Mbapesë iu deshën vetëm 247 ndeshje për të arritur rekordin.
Për nder të tij, pas ndeshjes u zhvillua një ceremoni ku iu dha trofeu me numrin 201.
“Unë luaj për të shkruar histori. Gjithmonë kam thënë se dua të shkruaj histori në Francë, në kryeqytetin tim. Kjo është ajo që po bëj, ndjenja është e bukur, por kam ende një rrugë të gjatë për të bërë.
Është një sukses personal, por kam ardhur edhe për sukses kolektiv”, tha Mbappe, i cili kështu theksoi edhe një herë se prioriteti i tij është fitimi i Championsit.