Këngëtarja shqiptare nga Kosova, është në qendër të medieve rozë, pasi iu bashkua listës së njerëzve që i janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.
Dua publikoi në Instagram flamurin “autokton”, i cili për herë të parë u shfaq në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Komentet kanë qenë të pafundme, madje nuk kane munguar edhe ato negativet, megjithate ajo eshte dukur e vendosur ne reagimin e saj dhe ne fakt ka patur edhe mbeshtetes.
Në lidhje me këtë reagim, ku bie në sy edhe ai i ish-kapitenit të Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, i cili shkruan: “O Tokë Tonë .”