Julian Alvarez mund të largohet nga Manchester City. Gjithçka lidhje me minutazhin e dhuruar nga Pep Guardiola dhe konkurrenca me një “gjigant” si Erling Haaland. Me norvegjezin që është zgjedhja e parë e trajnerit spanjoll.

“Sezonin e kaluar isha një nga lojtarët me më pak minuta në dispozicion. Sigurisht që askujt nuk i pëlqen të mbetet jashtë në ndeshje e rëndësishme”, u shpreh sulmuesi argjentinas disa ditë më parë.

20 gola dhe 9 asistime numëron kampioni i botës me Argjentinën në Premier League me Citizens prej verës së vitit 2022. Kur u la River Plate për t’u vendosur nën urdhrat e Guardiolës.

24-vjeçari kërkon të luajë dhe dy klube kanë nisur nga puna për ta bërë të tyrin. Arsenali dhe Atletico Madrid ëndërrojnë blerjen e argjentinasit, duke qenë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë.

Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë po e marrin seriozisht shitjen e Julian Alvarezit. Drejtuesit e Cityt kërkojnë rreth 100 mln € për kartonin e futbollistit latin.