Franck Ribery eshte inkurajuar te shkoje ne Katar dhe të bashkohet me Al Sadd nga mesfushori legjendar, Xavi, i cili këmbëngul se mbrojtësi i Bayern Munich do ta donte jetën atje. E ardhmja e 34-vjeçarit te Bayern Munich është e pasigurtë, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ai është kufizuar në vetëm nëntë paraqitje të Bundesligës, për shkak të lëndimit. Bayern planifikon “bisedime serioze” me anësorin francez, sipas Karl-Heinz Rummenigge, por ish-ylli i Barcelonës, Xavi, i cili ka qenë me Al Sadd që nga viti 2015, beson se ai duhet të mendojë të bëjë një kalim fitimprurës në Katar.

“Do të ishte mirë për të gjithë këtu, por edhe për Ribery, – tha ai për “Bild”.

Cilësia e jetës këtu është fantastike, është një vend i mrekullueshëm, i mirë për jetën familjare. Vajza jonë, Azia, për shembull, ka lindur në Doha. Është vend i rehatshëm dhe të gjithë janë të lumtur këtu. Sigurisht, niveli i futbollit është i ndryshëm nga ai në Europë, por do të ishte mirë që ai të lëvizte e të vinte këtu. Do të doja të luaja me të, do të ishte mirë nëse do të vijë tek ne”. Francezi ndërkombëtar u bashkua me Bayern Munich nga Marseja në vitin 2007 dhe që atëherë ka fituar shtatë tituj të Bundesligës, si dhe Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve./telesport/