Fali Ramadani është një nga menaxherët shqiptarë më të suksesshëm, teksa ka konkurruar në ditën e djeshme edhe për çmimin si më i miri në detyrën e tij. Megjithatë trofeun ka arritur ta fitojë portugezi Jorge Mendez, në çmimet që u shpërndan në Dubai.
Shqiptari nga Tetova, menaxhon lojtarë shumë të njohur në botën e futbollit, si Jovetiç, Behrami, Mehmedi, Maloku, Markoviç, Nastasiç, Maksimoviç dhe Stojkoviç.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ramadani është shprehur se dëshiron të marrë në administrim edhe talente shqiptarë, nëse krijohet infrastruktura e nevojshme.
“Ka talente shumë në trojet shqiptare dhe e kemi me të lehtë. Por kjo varet nga infrastruktura në të cilën gjendemi për momentin”, u shpreh menaxheri shqiptar, duke shprehur gatishmërinë për të marrë futbollistët shqiptarë. /Shqiperia.ch/