Egnatia ka marre nje tjeter fitore dhe pasditen e sotme ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Laçit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin “Egnatia Arena”.
Në minutën e 10-të, ishte i përhershmi, Raphael Dwamena, i cili zhbllokoi sfidën dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e kesaj ndeshje. Ne te dyten nderkohe ka qene mesfushori shkodran Sebastian Spahiu qe ka shenuar ndaj ish- skuadres se tij.
Ka qene nje kundërsulm fantastik nga rrogozhinasit, me Zejnullain që e lë topin për Spagiun dhe ky i fundit godet dhe ndëshkon Dajsinanin. Spahiu ka zgjedhur qe te mos festoje pas shenimit te golit.
Nderkohe ne minuten e 84-te Ujka godet nga distanca dhe Malota e devijon duke e futur në portën e tij. Kjo u mendua se do ta rihapte ndeshjen, por ne fakt Egnatia ia doli qe ta ruante avantazhin dhe si rrjedhoje e fitoi kete takim me rezultatin 2-1.
EGNATIA 2-1 LAÇI
Duamena 10′, Spahiu 56′ / Malota (A.G) 84′