Duamena ishte autori i golit të dytë të Egnatias i cili kaloi ekipin në avantazh. Pas sfidës sulmuesi nigerian u shpreh se nuk ka një numër se sa gola dëshiron të shënojë pasi më e rëndësishme është fitorja e ekipit.

“Ne po punojmë të gjithë si skuadër dhe po ia dalim të gjithë bashkë sepse kemi objektiva për të arritur dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, falë zotit arrita të shënoj dhe skuadra arriti të fitojë në një fushë që është shumë e vështirë por ne po punojmë që të vazhdojmë përpara.

Çdo kampionat dhe skuadër është e ndryshme dhe detyra ime është përshtatja, besoj që jam kam dalë këtu sepse dua të bëj më të mirën për skuadrën. Ky është një kampionat i vështirë dhe shumë fizik.

Unë s’kam një numër sa gola dua të shënoj, sepse fokusi im është të ndihmoj skuadrën të fitojë, dhe nëse ia dalim atëherë kam fituar edhe unë pasi marr kënaqësinë time. Nëse shënoj është dhe më mirë, por të rëndësishme janë 3 pikët e skuadrës”, tha Duamena për “Oversport” pas sfidës.