Ish kapiteni i Egnatias Sokol Gosa e ka komentuar veprimin e tifozëve të Vllaznisë, pas zëvendësimit të Dwamenës duke e konsideruar diçka normale per ta.
Sulmuesi i rrogozhinasve u duartrokit nga publiku shkodran për paraqitjen e tij në Kupën e Shqipërisë. Një gjest që nuk është i ri për tifozët e Vllaznisë, por që natyralisht të jep emocion të veçantë.
Për këtë Gosa, në lajmin e publikuar nga Shkodra Sport, tregon krenarinë e tij si dhe përshëndet shkodranët për veprimin e tyre.
“Po pse hera e pare eshte qe tifozat e mrekullueshem dhe plot kulture sportive qe ka Shkodra e bejne kete. Eshte per tu mare shembull nga e gjithe superiorja sidomos nga skuadra te “vogla” siç eshte EGNATIA.
E kam thene qe ne janar eshte luks per superioren qe te shohim nje lojtar si Duamena”- shkruan ne komentin e tij Sokol Gosa./SHKODRA-SPORT.COM/