Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët pas një barazimi 1-1 në ”Niko Dovana”, ku të dy skuadrat dhuruan një ndeshje shumë të luftuar mes tyre.
Sfida ka dhuruar një rivalitet të lartë me ekipet që kanë luftuar në çdo cep të fushës duke anuluar njëri-tjetrin, ndaj edhe rastet për shënim ishin me pikatore. Por Erzeni i shkoi më afër suksesit teksa shënoi me Ademin në pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë dyfishimit të shifrave.
Megjithatë, në fund të sfidës, ndërsa Kahrimanoviç shpërdoronte mundësinë e artë për të mbyllur sfidën, Ujka nga ana tjetër mposhti Xhikën dhe vendosi barazpeshën me një gol në minutën e 91-të.
Pak çaste më vonë, kurbinasit kishin mundësinë edhe të përmbysnin gjithçka, por traversa u mohoi golin, duke vulosur barazimin 1-1 mes dy ekipeve.
ERZENI 1-1 LAÇI
65′ Ademi / 90’+1′ Ujka