Dueli mes Vllaznisë dhe Egnatias në javën e katërt të Kategorisë Superiore pritet të dhurojë një ndeshje shumë emocionuese, pasi përballë janë dy ekipe të cilat duan t’i shkojnë deri në fund aktivitetit.

Shkodranët vijnë pas një humbje në transfertë, ndaj do të duan të rikthehen përsëri te sukseset përballë tifozerisë së tyre, edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë ndaj ekipit që dominoi futbollin shqiptar në sezonin e kaluar. Edhe Egnatia pësoi një ndalesë në ndeshjen e kaluar ndaj Tiranës, ndaj do të dëshirojë të rikthehet edhe një herë te sukseset në një start mjaft të mirë të kampionatit.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Alivoda, Qato, Mala, Delaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

EGNATIA: Dabjani, Alijev, Malota, Xhemajli, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Ujka, Lushkja, Vuthaj.
Trajner: Edlir Tetova