Skënderbeu nuk mund të jetë për asnjë moment i qetë edhe kur fiton në kampionat. Pas 23 javëve korçarët pozicionohen të shtatët në renditje, por kanë vetëm një pikë më tepër se vendi i tetë, që mbahet nga Vllaznia.

Në bazë edhe të formulës së re, ky pozicion të çon në një ndeshje shtesë pas përfundimit të sezonit. Si për ironi të fatit, dy skuadrat do të përballen të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së katërt.

Në dy ndeshjet që kanë luajtur mes tyre skuadrat në pjesën e parë të sezonit, Vllaznia ka dalë triumfuese qoftë në Shkodër dhe gjithashtu në Korçë.

Këtë herë Skënderbeut i intereson edhe një pikë për të mbajtur larg Vllazninë. Por padyshim qe kjo e fundit nuk do te jete dakord me kete gje dhe per kete arsye, do te kerkoje vetem fitoren dhe prandaj pritet nje sfide shume interesante.