Veç Superiores, sot do të luhen edhe disa nga ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Sfida dhe duele interesante, teksa në Grupin A takimi Shkumbini – Kastrioti pritet me interes. Kjo ndeshje do të startojë në orën 13:00, ndërsa takimet e tjera do të zhvillohen në 14:00.
Gjithashtu me interes shihet dhe përballja e Besëlidhjes që do të luajë në transfertë kundër Tërbunit. Në kryeqytet, Dinamo me staf të ri do të luajë kundër Erzenit. Edhe në Grupin B situata është e ngjashme.
Devolli i Stavri Nicës do të udhëtojë në Cërrik për t’u përballur me Turbinën. Më poshtë njihuni me të gjitha përballjet e Kategorisë së Parë që do të zhvillohen ditën e sotme.
JAVA 5
GRUPI A
Ora 13:00 | Shkumbini-Kastrioti
Ora 14:00 | Veleçiku-Egnatia
Ora 14:00 | Tërbuni-Besëlidhja
Ora 14:00 | Dinamo-Erzeni
Ora 14:00 | Burreli-Korabi
GRUPI B
Ora 14:00 | Shënkolli-Apolonia
Ora 14:00 | Turbina-Devolli
Ora 14:00 | Iliria-Besa