Vllaznia nesër në orën 16:00 do zbresë në fushën e lojës në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Kuqeblutë do kenë përballë Laçin në një duel që i sheh për herë të parë shkodranët në shtëpinë e tyre për vitin 2023. Kjo pasi dy duelet e para të këtij edicioni, kuqeblutë i kanë zhvilluar në transfertë.
Ku ishte ndeshja e Superiores kundër Partizanit, të cilën të besuarit e Joses e fituan me rezultatin 1-2 në Tiranë dhe po ashtu transferta në Ballsh për kupën. Një takim që po ashtu u fitua nga Vllaznia me shifrat 0-2 përballë Bylis. Dy rezultate që tregojnë për një formë shumë të mirë të ekipit në këtë fillim viti.
Por ndeshjet shtëpiake kanë qenë me të vërtetë pika e fortë e Vllaznisë në këtë sezon. Kjo pasi kuqeblutë në ‘Loro Boriç’ kanë qenë me të vërtetë goxha mirë. Pavarësisht se ndonjë rezultat mund të ketë qenë i padëshiruar. Kështu skuadra ka grumbulluar 13 pikë në 7 ndeshjet e zhvilluara në Shkodër.
Duke marrë kështu 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Ku nga disfatat përveç asaj që është pësuar ndaj Partizanit, djeg edhe humbja ndaj Egnatias. E po ashtu edhe barazimi 2-2 ndaj Erzenit, ku skuadra po fitonte 2-0 deri 15 minuta nga fundi.
Por megjithatë, Vllaznia vijon të jetë ekipi me performacën me të mirë këtë sezon në ndeshjet shtëpiake. E një traditë të tillë do kërkojë që ta vijojë edhe nesër në duelin kundër Laçit, që është shumë i rëndësishëm për të krijuar një vazhdimësi në rezultate.
Endri ÇINARI