Të shtunën, në 9 Mars, Vllaznia do të presë në fushën e vet një nga rivalet tradicionale, Dinamon e Tiranë. Një ndeshje që pritet me mjaft interes edhe për faktin se si Vllaznia ashtu edhe Dinamo kanë qenë skuadrat që i kanë dhënë tonin Kategorisë së Parë, e sidomos Grupit A këtë sezon.

Por, kuqeblutë janë kryesues tashmë, me një diferencë të madhe pikësh, plot 8 nga vendi i dytë që mbahet nga Erzeni i Shijakut, ndërsa blutë kanë siguruar qëndrimin pasi nuk arritën të jenë në dy vendet e para dhe në luftë për Superioren dhe synojnë që të formatojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Vllaznia do të jetë më e plotë, pasi me shumë gjasa do të jenë për lojë edhe kapiteni Gilman Lika, si dhe mbrojtësi Renato Malota. Edhe Hajdari ka gjasa që të jetë gati për trajnerin Lika ndaj bluve.

Si Vllaznia ashtu edhe Dinamo, vitet e fundit kanë përjetuar kriza të mëdha, financiare, por edhe menaxhuese dhe ndodhen në Kategorinë e Parë këtë sezon./vipsport/