Nga Endri ÇINARI

Tirana-Vllaznia do jetë kryesfida e javës së 28-të të Superiores. Bardheblutë të cilët arritën një fitore në shifrat 4-1 ndaj Laçit dhe që kërkojnë të vijojnë në këtë ecuri për tu shkëputur nga fundi i tabelës. E nga ana tjetër shkodranët të cilët pas fitores së Dinamos kërkojnë suksesin ndaj kryeqytetasve për tu rikthyer në vendin e dytë të renditjes.

Trajneri Bledi Shkëmbi duket se ka hartuar formacionin që do zbresë në fushë ndaj Vllaznisë. Me korçarin që duket se i beson formacionit fitues ndaj Laçit. Kështu nga porta do e nisë i zakonshmi Selmani. Në mbrojtje pritet të rreshtohen futbollistë si Dembele, Kola dhe Mici, në prapavijën me 3 të bardhebluve.

Treshja e mbrojtjes do ketë edhe mbështetjen nga krahët në të majtë me Vera dhe në të djathtë me Rafa. E ndërsa digën para mbrojtjes pritet tq formojnë dyshja Soler dhe Smaçi.

Në sulm i sigurt është Ernest, me liberianin që do ketë edhe mbështetjen e Ndreces dhe Jarmouni nga krahët. Me treshen e sulmit bardheblu që ka shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Laçit në shifrat 4-1.(www.shkodrasport.com)