Më 20 Prill, në Mynih, Gjermani, zhvillohet një ‘superduel’, i boksit profesionit, në peshën Cruiser dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga “BMW Arena”.
Jurgen Uldedaj-Damir Beljo, do jetë përballja kryesore e eventit, këtë herë për një gjerdan tjetër ‘WBA Continetal Europian’.Kjo ndeshje premton emocione dhe luftë të fortë në ring.
I lindur në Shqipëri dhe me banim në Gjermani, 26-vjeçari Jurgen Uldedaj po shkëlqen në skenën e boksit profesionit, ku deri më tani ka koleksionuar 15 fitore (6 prej tyre me Knock Out) dhe 1 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.
Uldedaj, ish Kampion i botës në dy federatat kryesore: WBO Youth dhe WBC Youth dhe Kampion aktual në IBO Mediterranean, kërkon fitoren e 16-të. Damir Beljo, ish-kampioni i Europës në WBO, me 27 fitore dhe vetëm një humbje, synon suksesin e 28-të.