Vllaznia do të luajë të mërkurën në orën 18:00 në “Loro Boriçi” ndaj Egnatias. Takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Superiores. Shkodranët do të kërkojnë një tjetër fitore për të qëndruar në zonë “Final-Four”.

Për këtë sfidë, kuqeblutë kanë nxjerr në shitje edhe biletat. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë ftuar tifozët që të rezervojnë biletën dhe të bëhen pjesë e ndeshjes.

“Çdo sfidë është unike dhe ka nevojë për ty!

Rezervo vendin tënd në stadium dhe bëhu pjesë e ndeshjes:

KF VLLAZNIA – KF EGNATIA

✅ Duke filuar nga sot, biletat mund ti gjeni:

➡️ Tek dyqani UNIVERSAL (Ora 09:00 – 20:00)

➡️ ONLINE në linkun: https://shop.vllaznia.al/biletat/

✅ Nga nesër, Dt 26.09.2023

➡️ Biletaria e Stadiumit (Ora 10:00 – 19:00)

➡️ Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit”, thuhet në postimin e shkodranëve.