Teuta do të luajë sot në transfertë ndaj Tiranës një ndeshje ku për durrsakët tri pikët janë detyrime.
Një ditë para kësaj sfide mbrojtësi i Teutës, Blerim Kotobelli, në një prononcim për “Panorama Sport” është shprehur: “Ndaj Kukësit ishte një ndër ndeshjet më të mira që kemi zhvilluar dhe shpresoj që skuadra të shfrytëzojë këtë moment të mirë”.
I pyetur për duelin ndaj Tiranës, me të cilën dhe ka luajtur Kotobelli, shprehet se Teuta do të kërkojë maksimumin në “Air Albania”.
Blerim, mund të themi se Teuta e vërtetë ishte ajo ndaj Kukësit?
Normal që Teutë beri një ndeshje të shkëlqyer ndaj Tiranës, luftuam nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe arritëm te suksesi. Është normale që ishte një ndër ndeshjet më të mira që kemi zhvilluar deri tani dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë që kemi, e gjithashtu këtë moral dhe të vazhdojmë përpara.
Si kanë qenë stërvitjet postsfidës me Kukësin. Mos ndoshta skuadra ka eufori para ndeshjes me Tiranën?
Jo nuk mendoj që kemi eufori, kemi punuar me shumë kujdes, si unë dhe shokët janë mjaft të mobilizuar, e kjo duket në stërvitje, e shoh tek bisedat që kemi dhe euforia te ne s’ka vend. Do të luani ndaj një kundërshtari që ka objektiv titullin, por në ndeshjen e fundit Teuta, ka marrë tri pikë.
Çfarë parashikoni këtë herë?
Jo vetëm në Tiranë, ne në çdondeshje hyjmë ne fushë për të fituar, me Tiranën behet detyrim fitorja, duke parë dhe pozitën ku ndodhen e vlerësojmë maksimalisht. Tirana është skuadër e fortë, por ne do të shkojmë atje të bëjmë detyrën tonë dhe të fitojmë ndeshjen.
Synimi janë tri pikët në këtëndeshje apo dhe barazimi dotë ishte OK?
Tirana është një ekip i fortë, fizikisht. Besoj se janë një skuadër e mirë, por ne do të tentojmë tri pikët, sepse nuk kemi se çfarë humbim. Ne do tentojmë ta fitojmë ndeshjen, por duke pasur parasysh që të mos pësojmë gol. E kemi përgatitur ndeshjen, kemi parë pikat e forta të kundërshtarit dhe e njohim, gjithashtu ekemi parë dhe përmes videovendeshjen e fundit.
Çfarë duhet të bëjë Teuta për të arritur objektivin?
Duhet të japim maksimumin tonënë të gjitha drejtimet. Të sulmojmë dhe të nxjerrim sa më shpejt të jetë e mundur golin. Të jemi perfektë dhe t’i studiojmë të gjitha lëvizjet e kundërshtarit, duke gjetur momentin e duhur për t’i goditur. Gjithashtu, duhet të jemi shumëtë kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Ta mbajmë me çdo kusht portën tonë të paprekurdhe të sulmojmë.
A jeni i kënaqur me formën që po kaloni?
Besoj se jam në një formë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Me këtë synim kam ardhurkëtu, për të luajtur dhe ndihemmirë. Shpresoj që si në aspektinindividual, edhe atë ekipor, tëkemi sukses dhe rezultate pozitive.