Juventusi ka një provë të rëndësishme nesër, pasi luan ndaj Barcelonës për trofeun “Gamper”. Një etapë e rëndësishme në përgatitjet për edicionin e ri, por që do të bëhet pa një prej atyre që pritet të jenë protagonistë kryesorë në klub, Paulo Dibala.
Lojtari nuk do të jetë pjesë e delegacionit bardhezi, siç ka treguar vetë trajneri Alegri në një intervistë për televizionin e klubit. “Nesër do të kemi le të themi jo eksperimente, por lojtarë që mund të luajnë role të ndryshme në mesfushë dhe nesër do të dëshiroja t’i shihja.
Dibala nuk është, preferova që ta bëj të zhvillojë dy ditë të tjera stërvitje. Ka pak kohë që na është bashkuar, ta aktivizoja do të ishte një rrezik. Kam folur me të dhe kemi vendosur që zgjidhja më ideale do të ishte që të qëndronte të punonte në Torino. Të tjerët do të luajnë të gjithë, kush më shumë e kush më pak do të jenë pjesë e ndeshjes.
Grupi është i mirë, është një grup i cili në vitin e kaluar ka fituar 2 trofe, u kualifikua në Ligën e Kampioneve. Duhet të vazhdoj punën e nisur nga Andrea Pirlo dhe të mundohem të përmirësoj atë që kam gjetur”:, tha trajneri i bardhezinjve.