Trajneri Migen Memelli nuk do të ketë dy lojtarë shumë të rëndësishëm të formacionit bazë në transfertën e Korçës, që do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin e Skënderbeut.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Geralb Smajli dhe mesfushorin Ardit Krymi, të cilët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Gjithashtu, në gjendje jooptimale janë edhe portieri Kristi Qarri, mbrojtësit Esin Hakaj, Xhelil Asani dhe Flori Spahija, si dhe sulmuesin brazilian, Bruno Gomes.

Sikur te mos mjaftonte kjo situate, me skuadren nuk ka udhetuar drejt Korçes as sulmuesi Mehdi Çoba qe duket se ka nje “krisje” me stafin dhe po ashtu edhe mbrojtesi tjeter Redon Dragoshi qe po ashtu eshte derguar tek ekipi U21 nga klubi.

Ne kete menyre, ne total Vllaznia ka udhetuar drejt Korçes per ndeshjen me Skenderbeun pa 9 futbolliste dhe kjo ka detyruar drejtuesit qe te marrin disa lojtare nga ekipi U19 per te plotesuar perberjen.